Manchester City humbë por Celina konfirmon shkëlqimin

Goli i reprezentuesit kosovar nuk e ndihmoi evitimin e disfatës nga Athletic Bilbao

Bersant Celina barazoi në pjesën e dytë për 1 me 1 në duelin Manchester City-Athletic Bilbao të cilin “Citizens” e humbën me rezultat 1 me 2 në shtëpi.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për garën “Premier League International Cup” që po zhvillon edicionin e dytë.

Kjo garë ka startuar edicionin e kaluar nën patronatin e Premier Ligës angleze në koordinim me UEFA-n.

Në këtë garë marrin pjesë shumë skuadra elite evropiane të grupmoshës U21

Man.City është kampion aktual pasi që në edicionin e parë në finale pat mposhtur gjigantin portugez Porto me rezultat minimal 1 me 0.