Manchester Unitedi bën gati mega-ofertën për Aubameyang

Klubi anglez, Manchester United është duke bërë gati një mega-ofertë për yllin e Borussia Dortmundit, Torjaer Pierre – Emerick Aubameyang.

Sipas mediave angleze, klubi nga ‘Old Traffordi’ është janë duke përgatitur ofertën për 26 vjeçarin.

‘Djajtë e Kuq’ synojnë që Aubameyang ta kenë në skuadër në afatin kalimtar të janarit. United do t’ia ofroj Dortmundit 60 milionë euro për sulmuesin e tyre, i cili po tregon formë të lartë në këtë sezon të garave.

United e dëshiron lojtarin gjatë këtij dimri, edhe pse Borussia vështirë të heq dorë nga Aubameyang, i cili me klubin gjerman ka kontratë deri në vitin 2020. /KosovaPress

– See more at: http://www.kosovapress.com/sq/futboll/manchester-unitedi-ben-gati-mega-oferten-per-aubameyang-58041/#sthash.adVBIkV8.dpuf