Manifestimi i 28 nëntorit, festiv dhe paqësor

Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka bërë me dije se nuk ka asnjë rrezik që protesta e së shtunës të eskalojë në dhunë. Përkundrazi, ai ka thënë se manifestimi i 28 nëntorit në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, i organizuar nga opozita e bashkuar do të jetë festiv, masiv dhe paqësor.

Selimi për ‘Epokën e re’ ka hedhur poshtë mundësinë e përçarjes së opozitës, duke thënë se në këtë kohë Kosova rrezikon ndarjen në baza etnike dhe humbjen e mijëra hektarëve.

Sipas tij, është e gabueshme thirrja për dialog në mes të pozitës dhe opozitës përderisa nuk ka shenja të tërheqjes nga marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe nga ajo për Demarkacionin me Malin e Zi. /Telegrafi/