Margaret Thatcher është shpallur gruaja më me ndikim në historinë.

Ish kryeministrja nga radhët e Konservatorëve është shpallur se femra më me ndikim në histori me 28% të votave, duke lënë mbrapa Marie Curie, Emmeline Pankhurst, Florence Nightingale, Rosa Parks, Catherinën e Madhe dhe Simone de Beauvoir.

14th October 1981:  British Conservative politician and first woman to hold the office of Prime Minister of Great Britain Margaret Thatcher at the Tory Party Conference in Blackpool.  (Photo by Hulton Archive/Getty Images)

14th October 1981: British Conservative politician and first woman to hold the office of Prime Minister of Great Britain Margaret Thatcher at the Tory Party Conference in Blackpool. (Photo by Hulton Archive/Getty Images)

Thatcher kujtohet për politikat e saj të liberalizimit dhe privatizimit të industrive shtetërore, dhe për reduktimin e fuqive të sindikatave.

Amelia Earhart u emërua sportistja më me ndikim, ndërsa Jane Austen kryeson lidhur me artet kreative dhe Judi Dench u votua artistja më me ndikim në arte aplikative.

Anita Roddick, themeluesja e “Body Shop”, u emërua femna më me ndikim në botën e biznesit, ndërsa Simone de Beauvoir kryeson kategori intelektuale të publikut. Kate Adie u votua gazetarja më me ndikim.

Historiania Suzannah Lipscomb tha:
Secila ishte apo ka qenë përgjegjëse për ndryshime të mëdha.
Thatcher, Pankhurst dhe Curie janë gratë të cilave mund t’iu referohemi me një emër. Ato janë zgjedhur për shkak se ato ishin dhe janë katalizator të ndryshimeve. Ky është përkufizimi i “ndikimit
“.