Marko Gjuriq mban fushatë elektorale në Shtërpcë (Foto)

Marko Gjuriq drejtor i zyrës serbe për Kosovën ka vizituar sot Shtërpcën ku edhe ka mbajtur një tubim elektoral në prag të zgjedhjeve serbe të 24 prillit.

Gjuriq nuk ka treguar nëse ka marr leje për këtë vizitë kur u pyet nga ekipi i Klan Kosovës, madje sigurimi i tij është treguar i ashpër dhe nuk lejuar pyetje tjera.

Zyrtari serb erdhi në Kosovë njëjtë siç ka vepruar edhe të premten e kaluar, por në vizitën e fundit u tha se ai hyri ilegalisht në Kosovë dhe për këtë ministri i Jashtëm në detyrë Petrit Selimi ka nxjerr urdhër ndalimi nëse ai hyn përsëri në Kosovë pa leje zyrtare, njofton klankosova.tv

Paraprakisht në bisedimet Prishtinë – Beograd, ku edhe është diskutuar për vizitat pa leje të zyrtarëve serbë në Kosovë , Gjuriq ka kërkuar falje për veprimin e bërë.

Në anën tjetër gjatë tubimit elektoral Marko Gjuriq është treguar i matur dhe nuk ka dhënë ndonjë deklaratë provokative – veçse ka thënë se Aleksandër Vuçiq është politikani i duhur për t’u votuar nga serbët.

11-4