Opinionistja e njohur nga Maqedonia Adelina Marku konsideron se Bashkimi Demokratik për Integrim gjatë pushtetit prej më shumë se një dekade ka varfëruar dhe boshatisur vendbanimet shqiptare. Ajo këtë shqetësim e ka shprehur në debatin “Click Plus” në TV21.
Sipas Markut, qeverisja e “integristëve” ka shkaktuar regres tek shqiptarët në Maqedoni dhe se për më shumë se 12 vjet qeverisje, vendbanimet shqiptare si Kumanova, Likova, Dibra, por edhe shumë vende të tjera kanë pësuar keq, duke u përballur me rrugën e emigrimit masiv të të rinjve, papunësinë e lartë, mungesën e infrastrukturës, skenare të ndryshme të montuara, etj.
“Ju merreni shembullin e rajonit të Kumanovës, që është një nga vendbanimet më të katandisura, që kanë përjetuar vetëm keq, si raste të montuara, mjerim të skajshëm, papunësi dhe shumë probleme të tjera. Kemi Dibrën, që është boshatisur tërësisht nga të rinjtë dhe nuk kanë perspektivë”, theksoi Adelina Marku.