MAROTTA MBYLL DYERT PËR BARCELONËS DHE REALIT

Drejtori sportiv i Juventusit, Giuseppe Marotta, ua ka bërë me dije Barcelonës dhe Real Madridit që nuk e ka ndërmend t’ua shesë yjet e skuadrës.

Barcelona dhe Real Madridi janë duke vëzhguar hap pas hapi, situatën e dy sulmuesve të Juventusit, Pauolo Dybala dhe Alvaro Morata. Argjentinasi po përcjellet nga Barça, kurse spanjollin Reali kërkon që ta kthejë përsëri në ‘Santiago Bernabeu’, transmeton KosovaPress.

Por drejtori sportiv i ‘Zonjës së Vjetër’, as që do të dëgjojë për shitjen e dy talenteve të skuadrës.

“Dybala po përparon nga dita në ditë dhe ende nuk e ka treguar potencialin e tij të plotë. Ne nuk mund ta shesim një futbollistë për të cilin kemi investuar shumë para, dhe rreth të cilit synojmë ta ndërtojmë të ardhmen e klubit”.
“E njëjta vlen edhe për Moratan, pasi që ia kemi vazhduar kontratën deri në vitin 2020. Së shpejti do të bisedojmë me Realin për të qartësuar situatën dhe t’u tregojmë të gjithëve se ai do të mbetet në Torino”, deklaroi Marotta./rtk/