Martin Kelly i Crystal Palaces i shpëtoi vdekjes në Paris

Martin Kelly, mbrojtësi i Crystal Palaces, ishte në lokalin ‘Cafe La Perle’ ku ndodhi sulmi terrorist.
Anëtari i skuadrës angleze, Crystal Palace, Martin Kelly i ka shpëtuar vdekjes. Ish mbrojtësi i Liverpoolit ishte në lokalin ‘Cafe La Perle’ ku ndodhi sulmi terrorist.

Kelly kishte konfirmuar në rrjetet sociale prezencën e tij në “Cafe La Perle” ku vetëm pak minuta pasi u largua u vranë disa persona.

Klubi nga Premierliga ka kontaktuar futbollistin, i cili ka konfirmuar se është mirë dhe se ka qenë me fat që është gjallë. /Express/

mk