Martohet deputetja e Kuvendit të Kosovës (Foto)

Deputetja e Listës “Srpska”, Jelena Bontiq i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo ka konfirmuar për “Zeri.info” se para disa ditëve është martuar, por nuk ka specifikuar se kush është dhëndri.  “Po, jam martuar pasi edhe kam nevojë”, ishte përgjigja e saj duke qeshur.

1

Ndryshe, deputetja Bontiq, e cila me profesion është juriste, për herë të parë është i është bashkuar legjislaturës së IV në Kuvendin e Kosovës. Më parë ajo ishte nënkryetare e Shtërpcës poashtu kishte punuar edhe si gazetare.

Aktualisht, deputetja me etnitet serb ushtron funksionin e nënkryetares së dytë në Komisioni për Buxhet Dhe Financa si dhe është pjesë në Komisionin e Administratës Publike, Qeverisje Lokale dhe Media. /Zëri/

2

3

4

5