Publicisti Halil Matoshi ka komentuar hedhjen e gazit lotsjellës nga deputeti Haxhi Shala, që është edhe kryetar i Komisionit për Mbikqyrjen e AKI-së.
Matoshi ka shkruar në Facebook se si ka mundësi që mbikëqyrësi i një komisioni kaq të rëndësishëm të hedh gaz në Kuvend, duke shtuar se kjo është zhbërje e shtetit dhe e Kushtetutës.
Ky është postimi i plotë i Matoshit në Facebook:
“Mbikqyresi i AKI-se hedh gaz lotsjelles ne Kuvend !???
Nese mbikqyresi i sherbimit sekret te vendit, (Kryetari i Komisionit Parlamentar per kontroll civil mbi Agjensine Kosovare te Inteligjences, AKI) hedh gaz lotsjelles ne Sh’pine Sovranit, Kuvendin e Kosoves, une thom lirisht se asht ba e frikshme jeta ne Kosove!
AKI le pershtypjen e hidhun ne publik se asht rreshtue me forcat antishtet dhe se nuk asht agjensi e pavarun shtetnore, por asht e kycun ne kete loje te dyfishte – me e shantazhue Bashkesine Nderkombetare per me e neglizhue e zhba Gjykaten Speciale!
Pra cfar asht roli i AKI-se ne komplotin kunder Republikes???” (sic), ka shkruar Matoshi. /telegrafi/