Matoshi: VV e strukturuar si ISIS-i, pushteti i strukturuar si Assadi

Analisti dhe publicisti Halil Matoshi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin Facebook, ka akuzuar sërish opozitën për situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës. Në shkrimin e titulluar “në mbrojtje të shtetit”, ai akuzon sidomos Lëvizjen Vetëvendosje, por po ashtu edhe koalicionin qeveritar Shkrimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Në mbrojtje te shtetit!

Nenvetedija e VV-se asht e strukturueme si ISIS – totalitarizem klasik vetem se jo ne emen te Zotit po te ideologjise nacional-socialiste – nenvetedija e pushtetit asht e strukturueme si e Asadit…

Ose vet ne pushtet ose shkofte gjithcka ne pakthim!?

Ameret me aleatet po hedhin bomba.

Njajte po veprojne edhe ruset.

E aty-ketu edhe forcat qeveriatre…

Para syve te tane dynjase po shperbahet ni qytetnim mija vjecar.

Dhe shteti Sirian shkoi per lesh…

Klasa politike aktuale ne Kosove, VV-ja dhe opozita neser do te gjykohen per tradhti pse lejuen dhe kontribuen me e shperba shoqnine dhe shtetin kosovar.

Sistemi i drejtesise ka pushue te ekzistoje edhe formalisht. Njerez me masa arresti serish dhunojne instiutucionet e shtetit…

Pse sponsoret e lirise se Kosoves nuk po nderhyjne per ta mbrojte projektin shtet kosovar, qe asht projekt edhe i tyne?

Kjo Qeveria asht e paafte per me e mbrojte shtetin, madje ni krah i saj asht duke ba loje te dyfishte…
Ne emen te kujt e cfar ideali te rreme i asht versule Republikes kjo opozite mercenaresh?

Presidentja duhet me e mbledh Keshillin e Sigurise Kombetare dhe me e shpall gjendjen e jashtezakonshme.

KFOR-i duhet me patrullue qytetet dhe katundet e Kosoves.

Pike.

Mos thoni neser nuk e ditem kush pati te drejte sepse ata qe pesojne jane gjithni njerezit e rendomte.

Pra Ju!

Qytetare, mos e mbeshtesni opoziten se kauzat e saj jane te rreme, por as mos i jepni besimin tuej as kesaj Qeverie…

Rrini manash!!!” (sic.), ka shkruar Matoshi. /Telegrafi/