Mbahet takimi i parë i Grupit Punues për përditësimin e Listës së Barnave Esenciale

Grupi Punues për përditësimin e Listës së Produkteve dhe Materialeve Shpenzuese ka mbajtur sot takimin e parë. 

Ministrit Latifi theksoi se pandemia COVID-19 dhe zhvillimet e hovshme në fushën e mjekësisë dhe farmaceutikës janë duke i obliguar të bëjën përditësimin e Listës së Barnave Esenciale.

“Qytetarët dhe pacientët presin që Lista e re të zgjerojë mundësitë e tyre për terapi të reja dhe adekuate, që do të përmbushin ato zbrazëtira që për ta kanë kuptimin e sfidave apo vështirësive për të pasur terapinë që u duhet”- ka thënë ministri gjatë takimit.

Ministri gjithashtu ka theksuar se kjo listë do të shoqërohet edhe me Ligjin për rregullimin e çmimeve të produkteve mjekësore për të cilën thonë se është finalizuar dhe pritet të dërgohet në Qeveri dhe Kuvend për miratim.

Kosova është i vetmi vend në rajon i cili nuk ka Ligj që përcakton çmimin e barnave farmaceutike ndërsa Udhëzimi Administrativ Nr.02/2019 për përcaktimin e çmimit të barnave dhe produkteve medicinale nuk është zbatuar asnjëherë.

Projekt – Ligji për rregullimin e çmimit të barnave është inicuar nga PDK në seancën paralamentare të muajit korrik mirëpo nuk pati kaluar. /Gazeta Shneta/

Udhëzimi Administrativ për përcaktimin e çmimit të barnave që nuk u zbatua kurrë

The post Mbahet takimi i parë i Grupit Punues për përditësimin e Listës së Barnave Esenciale appeared first on Gazeta Shneta.

Generated by Feedzy