Mblidhet Kryesia e Kuvendit për Seancën e Re

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet sot pasdite për ta caktuar datën dhe rendin e ditës për seancën e ardhshme.

Në mesin e 15 pikave të rendit të ditës për seancën e ardhshme është përfshirë edhe miratimi në lexim të dytë i buxhetit për vitin 2016.

Seancës së ardhshme do t’i mungojnë shtatë deputetë të opozitës për shkak të masave të sigurisë që gjykata ka vendosur ndaj tyre.

Donika Kadaj e Albin Kurti janë në paraburgim, ndërsa Ismajl Kurteshi, Fisnik Ismaili e Haxhi Shala janë vënë në arrest shtëpiak.

Ndërkohë, ndaj dy deputetëve të tjerë të arrestuar gjatë ditës së sotme, Albulena Haxhiu e Faton Topalli, pritet që gjatë ditës gjykata të marrë vendim për masën e caktuar./kallxo.com/