Mbyllet aplikimi për pretendentët e menaxhmentit ekzekutiv të Ujësjellësit Rajonal Prishtina

Konfirmohen kandidatët që kanë aplikuar për pozitën e kryeshefit dhe zyrtarit kryesor financiar të Kompanië së Ujësjellësit Rajonal Prishtina Sh.A.. Pas shkarkimit të menaxhmentit ekzekutiv të ujësjellësit rajonal të Prishtinës z. Gjelosh Vataj dhe zyrtarit kryesor financiar z. Selatin Ratkoceri, 16 kandidatë do të iu nënshtrohen procesit të rekrutimit javën e ardhshme për pozitën e kryeshefit ekzekutiv dhe 7 kandidatë për zyrtar kryesor financiar.

Ilir Abdullahu, Kujtim Xhelili, Irfan Fejzullahu, Arsim Mehmeti, Zijadin Lutolli, Bashkim Halabaku, Naim Krasniqi, Selim Lulaj, Osman Sylani, Ylber Zabergja, Bujar Sadiku, Bekim Jupa, Agron Haxhiu, Bekim Jakupi, Florent Hoxha, Bekim Lushaku, janë 16 kandidatët të cilët do të i nënshtrohen procesit të rekrutimit javën e ardhshme për pozitën e kryeshefit ekzekutiv të ujësjellësit rajonal “Prishtina”.

Emrat e pretendentëve për kryeshef të ujësjellësit janë konfirmuar për GazetaLiria nga anëtari i bordit të kësaj kompanie, z. Ilir Rexhepi. Po ashtu z. Rexhepi na konfirmoj edhe emrat e pretendentëve për Zyrtar kryesor fiancar në KUR “Prishtina” të cilët janë: Sokol Duraku, Hasan Fejzullahu, Naser Rusinovci, Naim Mujaj, Shyqyri Krasniqi, Muhamet Selmani dhe Mentor Balaj.

/GazetaLIRIA/