“Me fat që luaj me ekip më të fortë se Juve”

Mesfushori i Bayern Munichut, Arturo Vidal nuk është penduar për largimin nga Juventusi gjatë kësaj vere dhe ka falënderuar Zotin se tani luan për një ekip më të mirë.

Kiliani i ndihmoi Juves që të fitojë ligën dhe kupën italiane sezonin e kaluar, derisa shijuan edhe finalen e Ligës së Kampionëve.

Por suksesi i Juventusit nuk ndali largimin e lojtarëve. Nga klubi italian këtë verë u larguan Vidal, Carlos Tevez, Andrea Pirlo dhe Kingsley Coman.

“Shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën time. Isha i lumtur te Juventusi, por në Munich po ndihem si në shtëpinë time”, ka thënë Vidal.

“Falënderoj Zotin që jam këtu dhe shpresoj që të fitoj trofe të rëndësishëm me Bayernin. Juventusi ka ekip të fortë, por Bayern-i është edhe më i mirë”/telegraf/