Më shumë se tre persona të armatosur vazhdojnë të sulmojnë në SHBA

Raportohet se të shtënat në Kaliforni kanë vazhduar ndërkohë që dyshohet për 20 viktima.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe po mundohet të evakuojë sa më shumë njerëz nga vendi I ngjarjes.

BBC shkruan se dyshohet se në vendin e krimit janë tre persona të armatosur rëndë. Departamenti I Policisë në San Bernandino të Kalifornisë, ende nuk ka konfirmuar numrin e viktimave, por deri më tani, dyshohet të jenë 20.

Më herët mediat ndërkombëtare kanë raportuar se sulmi ka ndodhur në Karolinën e Jugut. Por tashmë BBC raporton se sulmi po ndodhë në Kaliforni.