Mediat ruse kritikojnë lëvizjet e pamatura të Putinit

Mediat ruse kanë reaguar menjëherë pas vendimit për sanksione ndaj Turqisë, vendim të cilin e ka dhënë Putini pas rrëzimit të aeroplanit ushtarak rus nga forcat turke disa ditë më parë.

Mediat ruse kanë kritikuar një gjë të tillë duke thënë se vendime të tilla do t’i sjellin pasoja të mëdha Rusisë,
Njëra prej tyre është edhe Gazeta.ru e cila si kryelajm e ka pasur pikërisht vendimin e gabuar, siç e konsiderojnë ata vendimin për sanksione ndaj Turqisë.
Sanksionet do të kenë pasoja të mëdha për Rusinë
“Po shihet qartë që Erdogani nuk do të lejojë fluturimet ruse në afërsi të kufirit Turqi-Siri dhe nuk garanton për asnjë fluturim. Këto sanksione po i japin Erdoganit mundësi të propagandës brenda vendit. Ashtu siç po i japin Putinit mundësi të propagandës sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë.

Më tutje gazeta shkruan se cilat do të jenë pasojat ekonomike të Rusisë nga këto sanksione.
“Këto sanksione do ta dëmtojnë ekonominë ruse. ‘Ngrirja’ e marrëdhënieve me Turqinë do të ketë pasoja të mëdha. Turqia është në vendin e gjashtë në mesin e ortakëve tregtarë. 5 për qind e eksportit rus është në këtë shtet”, shkruhet më tutje.
“Kemi nevoja seriozepër import të produkteve ushqimore, bujqësore, makinave, mjeteve të transportit, tekstilit dhe këpucëve. Ndërkaq, Turqia në ndonjë gjendje të jashtëzakonshme, shumë shpejt mund të sigurojë gaz dhe karburante nga Lindja e Mesme. Në anën tjetër Rusia nuk mund të blejë veshje, këpucë, apo sende të teknikës së bardhë. Turqia do të ketë pasoja vetëm në turizëm. /lajmi.net/