Madje, disa prej tyre, përpos që kanë raportuar për protokollin dhe orën e mbajtjes së seancën, ato kanë informuar edhe për flet-arrestin që Thaçi ka nga Serbia.
“ ‘Gjarpri’ ende ka një urdhër-arrest, vepër penale për terrorizëm. Ai ishte kreu i një grupi kriminal të njohur si “Grupi i Drenicës”, në aktivitetet e të cilave janë përfshirë anëtarë të shumtë të familjes së tij, si dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së”, shkruan portali beogradas“Alo.rs” (kliko), transmeton “Zeri.info”
Mediat serbe nuk ndalen me kaq. Ata shkruajnë edhe për familjarët e Thaçit. Sipas tyre, burri i motrës së presidentit, Bajrush Sejdiu thuhet se është njëri prej udhëheqësve të mafisë shqiptare.
Poashtu, sipas portalit “Alo.rs” bashkëpunëtori më i ngushtë i Thaçit është nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti. /Zëri/