Mediat Turke:Shqiptarët në Turqi po zgjohen

Hüsrev Tabak, zëvëndës presidenti CESRAN (Qendrës Strategjike për Kërkime dhe Analiza), në një analizë botuar në gazetën më të madhe turke Today’s Zaman i kushton vëmendje deklaratës së ish futbollistit të famshëm Hakan Şükür, i cili deklaroi që ishte shqiptar.

Tabak përshkruan shkurt marrëdhëniet turko-shqiptare në vite, dhe thekson se shqiptarët në Turqi tashmë po zgjohen. Sipas tij Turqia duhet t’i kushtojë shjumë rëndësi shqiptarëve, sepse sipas tij ata tashmë shqiptarët janë grupi i tretë etnik më i përfaqësuar në Parlament, megjithëse përkatësia e tyre politike nuk ndjek një linjë etnike.

Zgjimi shqiptar: Krimbi është kthyer!

Deklaratat e artikuluara nga Hakan Şükür, një ish-lojtar i njohur i futbollit dhe tani deputet në parlament, tërhoqi shumë vëmendje dhe i kujtoi publikut se në Turqi jetojnë shqiptarë etnikë. Şükür deklaroi: “Për hir të unitetit kombëtar, diskurset racore duhen lënë mënjanë. Nëse ne i perceptojmë dallimet që kemi si ndarje dhe jo si diversitet, atëherë jemi ne ata që humbasim. Për shembull, unë jam etnikisht shqiptar, dhe nga këndvështrimi i parë (nëse do të marrim etninë si faktorin primar që përcakton kombësinë), unë nuk jam turk. Por kjo gjë nuk na çon ne drejt së vërtetës. Duke bërë këtë, ne të gjithë do të jemi në kërkim të asaj çfarë është e drejtë. Në këtë pikë shteti duhet të jetë në kërkim të drejtësisë.”