Mehmeti do rreth vetes opozitën e shoqërinë civile, ndoshta merr pjesë në zgjedhje [video]

Këshilli mbipartiak i Kim Mehmetit pretendon të mbledhë rreth vetes opozitën e Maqedonisë dhe shoqërinë Civile si alternativë për shqiptarët e këtij shteti.

Mehmeti në Rubikon thotë se Këshilli është ide për të mundur të keqen derisa potencon se në shtetin e tij të gjithë janë të korruptuar. Mehmeti thotë se nuk ka iluzion për ndryshime të mëdha dhe as nuk ka synim që Këshilli të shndërrohet në subjekt politik, por pjesëmarrja e tij në zgjedhje mund të bëhet nëse partitë opozitare e legjitimojnë atë.

Andaj thotë se propozimi i tij do të ishte që PDSH-së dhe BDI-së t’i ndalohej pjesëmarrja në Këshill, pasi ato i sollën shqiptarët në pozitën e sotme. Ai madje u propozon bashkim BDI-së me PDSH-në, pasi sipas tij që të dyja janë bijë e VMRO-së.

Mehmeti në Rubikon thotë se Maqedonisë i mungon substanca e shtetbërjes, pasi është shtet i dy ëndrrave kundërthënëse, asaj shqiptare dhe maqedonase.

Për shqiptarët në Ballkan është shprehur se pranuan një rol që nuk u ka takuar atë të qenit faktor kryesor stabilizimi dhe destabilizimi, derisa shqiptarët e Maqedonisë i quan viktima të vëllezërve të mëdhenj Kosovës dhe Shqipërisë.

“Rubikonin” mund ta ndiçni në orën 20:15.