Mesfushori nga Kosova konfirmon: De Biasi më do në Kombëtare

Padyshim se një ndër futbollistët më të talentuar shqiptar është edhe sulmuesi Liridon Latifi.

Latifi

Djaloshi i lindur në Prishtinë, i zhvilluar si futbollist te Flamurtari, e i cili bëri bujë të madhe te Prishtina, në dimrin e vitit të kaluar kaloi te skuadra më e organizuar në Shqipëri, Skënderbeu i Korçës.

Liridonit nuk i’u deshën shumë kohë që t’i bëjë për vete të gjithë në qytetin e ‘Serenatave’ me talentin e tij, ndërkohë që me shumë sukses po luan edhe te Kombëtarja e Shqipërisë U-21.

Sigurisht se talenti i tij nuk i ka ikur as syrit të përzgjedhësit të Kombëtares A, italianit Gianni De Biasi.

Vet Latifi zbulon ekskluzivisht për Gazetaolle.com, bisedat që ka pasur me trajnerin i cili e shkroi historinë e futbollit shqiptar, duke e kualifikuar për herë të parë Kombëtaren kuq e zi në Kampionatin Evropian. “Kam pasur dy kontakte me De Biasin. Në një kohë sa kam qenë i lënduar, më ka pyetur për shëndetin dhe më ka uruar shërim sa më të shpejt. Më ka thënë se është duke më përcjellur. Më saktësisht më ka thënë ‘I follow you’ (jam duke të përcjellur)”, ka thënë lojtari i preferuar i tifozëve të Skënderbeut, ‘Ujqërit e Dëborës’, Liridon Latifi.

21-vjeçari ka shumë besim se do t’ia mbushë mendjen De Biasit. “Shpresoj se do t’ia mbushë mendjen në mënyrë që të jem nën urdhrat e tij”, përfundoi prononcimin e tij për Gazetaolle.com, Liridon Latifi.

Kujtojmë se ky futbollist në Kosovë, i ka fituar të gjithë titujt e mundshëm me skuadrën e Prishtinës.

Edicionin e kaluar e shijoj edhe trofeun më të lakmuar në Shqipëri, titullin kampion me Skënderbeun, derisa në këtë edicion po luan në Ligën e Evropës me shumë sukses.

Vlera e tij në treg sipas medieve në Shqipëri shkon deri në 1 milionë euro, teksa shumë skuadra evropiane janë duke tentuar që ta ‘peshkojnë”