Sipas tabloidit anglez “The Star”, sulmuesi argjentinas është i tunduar nga shumat stratosferike që do të fitonte në rast se do të transferohej në Angli
Mbase ky lajm ka të bëjë vetëm me faktin që gazetarët sportivë në Angli janë mërzitur duke mos pasur ndeshje kampionati apo Champions League, pasi Leo Messi aktualisht ka një kontratë me Barçën deri në vitin 2018-të. Megjithatë, kryeredakroti i të përditshmes “The Star”, David Woods beson se Messi është gati të largohet nga Spanja për t’u transferuar në Premier League. Pse? Për shkak të parave sigurisht.
Siç shkruhet në faqen e parë të gazetës britanike, “katër herë fituesi i Topit të Artë” është i hapur ndaj një kalimi të mundshëm në Premier League, pas problemeve të kohëve të fundit me autoritetet spanjolle mbi akuzat për evazion fiskal. “The Star” ka bërë të ditur dhe destinacionin e preferuar të Leo Messit, i cili është Arsenali, megjithatë më e rëndësishme se klubi është paga që argjentinasi pretendon: 850 mijë euro në javë! Sipas “The Star” kjo shumë është e shtrenjtë për t’u paguar nga “topçinjtë”, Manchester United, Manchester City dhe Chelsea./telesport.al/