Milaim Zeka: “Kosova Sot”, fajtore e vetme e shkrimit ofendues ndaj Adem Jasharit dhe Ibrahim Rugovës

Në një shkrim të ribotuar në gazetën ditore “Kosova Sot” dy figurat më të rëndësishme të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari janë fyer rëndë nga kjo gazetë, pasi që e njejta ka publikuar një shkrim autorial me frymë ofenduese.

Gazetari Milaim Zeka ka reaguar ndaj këtij shkrimi të kësaj gazete, ku thotë se botuesi Ruzhdi Kadriu është fajtori kyç për lëshimin e këtij shkrimi për të dytën herë.

Madje, Zeka shkruan se botuesi Kadriu ka një sërë veprash penale si dhe ka një prapavijë të errët. Prandaj, e tërë barra e publikimit të shkrimit bie mbi botuesin Ruzhdi Kadriu dhe jo mbi autorin, pasi që shkrimi u bë publik vetëm nëpërmjet mediumit./parrotlla.net/

 

Shkrimi i plotë i Milaim Zekës

Rreth fyerjeve qe gazeta Kosova Sot ua bene Adem Jasharit dhe Ibrahim Rugoves

Dje, prape e paska dhi gazeta Kosova Sot

Jo njehere, po dhjetera here, nje psikopat, njeri i semur mental, te cilit nuk du te ja permend emrin, permes shkrimeve te tija, dhe te publikuara ne gazeten Kosova Sot, ka fyer, denigruar, dhe poshteruar, ne menyren me te rende, njeriune e shenjte te Kosoves dhe tere shqiptarise, Adem jasharin, dhe njerin nga politikanet me te shquar shqiptar, Ibrahim Rugoven.

Lidhur me kete, une personalisht, prej asaj kohe, nuk kam pranuar te shkruaj per kete gazete, dhe personalisht kam biseduar me botuesin Ruzhdi Kadriu, si dhe kryeredeaktorin e gazetes, kolegun Blerim Haxhia.
Sipas bisedes me Ruzhdiun, kam menduar sinqerisht qe kjo eshte gafe, por tani qe shkrimi eshte ribotuar edhe dje, del se ai njeri, edhe pse psikopat e i semur mental, perdoret nga gazeta per fyerje publike ndaj figurave kombetare, per cka botuesi, jo ai, duhej te pergjigjeshin perpara Gjykates.

Ruzhdi Kadriun e kam informuar se artikullshkruesi, barte ne kurrizin e tije shume vepra penale, si dhe ka qene i arrestuar per kercenime direkte ndaj ambasades amerikane dhe, drejteperdrejte ndaje ambasadorit Dell, mirepo eshte liruar, pasiqe eshte vertetuar se eshte i semur mental.

Po me habit reagimi i disa mediumeve tona, te cilat, pa te drejte e sulmojne artikullshkruesin, e jo mediumin. Une kam larguar nga puna nje gazetare, vetem pse ka botuar nje fyerje te nje personi, i cili e shante kryetarin e Parlamentit te Kosoves.
Duhet ta dim te gjithe ne, se cdo gje qe botohet ne nje medium, nuk eshte pergjegjesi e atij qe shkruan, po e atije qe e boton. Ne rastin konkret, pergjegjesi absolute bie mbi Ruzhdi Kadriun, dhe mbi askend tjeter.

 

Shkrimi i botuar në gazetën ditore “Kosova Sot”

Adem Jashari ka qenë një bujk analfabet nga Drenica, ndërsa Ibrahim Rugova një rom nga Istogu.

Kështu janë cilësuar dy figurat kryesore të shqiptarëve të Kosovës, në 20 vjetët e fundit, nga opinionisti Isa Mulaj, në një shkrim autorial, të publikuar në numrin e sotëm të gazetës “Kosova Sot”, transmeton Klan Kosova.

Në fakt, ai ka zgjedhur këtë diskurs, teksa ka shkruar për një “Platformë për zgjidhjen e krizës së përgjithshme në Kosovë”.

Në pikën tre të këtij dokumenti, Mulaj flet për “ndalimin me ligj të miteve për Adem Jasharin dhe Ibrahim Rugovën”.

“Kosova ka nevojë për ushtri, shkencë, zhvillim ekonomik, e nuk mund të mbetet peng i përrallave për një bujk analfabet nga Drenica dhe ‘filozofinë’ absolutisht mjerane dhe të mbrapshtë të një romi nga Istogu”, thuhet në fjalinë e fundit të pikës në fjalë.

Platforma e Mulajt ka 11 pika gjithsej, ndërsa në të fundit, pos tjerash thuhet se “posa të çmontohet miti për UCK-në dhe ‘filozofine rugoviane’, atëherë është e lehtë të anulohen të gjitha marrëveshjet e dëmshme kundër Kosovës… Duhet ndëshkuar edhe mitin e Lëvizjes Vetëvendose! e cila kinse i kundërshton marrëveshjet e dëmshme, por refuzon të gjykojë mitin e UCK-së dhe njerëzve të saj që po i shkaktojnë të gjitha këto të këqija”.

Në fund të faqes së opinioneve, ku është botuar edhe shkrimi në fjalë, thuhet se “shkrimet në këtë faqe nuk shprehin qëndrimet e gazetës‘Kosova Sot’”.

kos_1461137451-8398930