Milaim Zeka: Shpend Ahmeti e Ilir Deda do të ikin nga VV, ja kujt do t’i bashkohen!

Gazetari Milaim Zeka ka bërë një parashikim interesant dhe të papritur. Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se për shkak të gjuhë aggressive të VV, Ilir Deda e Shpend Ahmeti mund të ikin nga partia e drejtuar nga Albin Kurti dhe do t’i bashkohen AAK-së.

Shënimi i plotë:

VV do te kete plasaritje te reja

Levizja VV, e njohur per retoriken e saje te ashper ndaje qeverise te Kosoves, po sillet pothuajse me te njejten gjuhe fyese dhe akuzuese ndaj partnerve te saj politik, AAK se dhe Nismes, me te cilet ishte bashke deri dje. Vargu i akuzave, pothuajse si gjithmone, rrehe ne shpaten e “patriotizmit”, ku lideri i VV, Visar Imeri, e akuzoi Ramush Haradinajn, se gjoja ai e “paska keqeperdorur edhe emrin e Adem Jasharit”, nje dicka qe askush nuk e beson, madje as budallenjet e veshur me petkun e ckyer te patriotizmit ballkanik.

Sidoqofte, duke ndjekur me kujdes fjalorin e matur te kryetarit te Prishtines, Shpend Ahmetit, si dhe te kolegut te tij, Ilir Deda, lirisht munde te nenkuptohet se ky krah, i njohur si krahu i FERI it, shume shpejte do te shkeputet nga VV, ku pastaj do te vendoset nese do te bashkohen me AAK ne, apo do ta vazhdojne rrugen e tyre te perbashket, por gjithekush i ndare brenda subjektit te tije.

Shpend Ahmeti, edhe ne te kaluaren ka qene me i matur ne prononcimet e tija politike, si dhe ka dalluar shume ne strategjine te cilen e ka ndjekur kreu i VV, pasiqe, asnje nga metodat e perdoruara deri me tani, nga kjo Levizje, nuk kane dhene asnje rezultat.

Elektorati i gjere i Kosoves, pret nje parti, ose levizje te re politike, e cila do te merret direkt me hallet e shumta te ketij vendi, siq jane fukaralleku ekstrem, sistemi shendetesor ne kolaps, papunesia ekstreme, e shume e shume gjerave te tjera, ne vend te fjalimeve patriotike, te cilave u vjene era bajagi e rende, ne ditet e sotit…