Milani ndëshkon lojtarët pas humbjes nga Atalanta

Milani ka ndëshkuar lojtarët pas humbjes 2:1 nga Atalanta

Edhe përkundër se Milani udhëhoqi ndaj Atalantas, në fund pësuan humbje me rezultat 2:1. Në katër ndeshjet e fundit, Milani ka marrë vetëm dy pikë – kjo i ka irrituar drejtuesit e klubit Rosoner të cilët kanë bërë një veprim të çuditshëm.

Menjëherë pas humbjes me Atalantan, lojtarët nuk u lejuan të merrnin as veturat e tyre në Casa Milan duke u nisur drejt Milanellos. Në qendrën stërvitore Milanello, Milani do të qëndrojë deri të shtunën, të cilët do të stërviten dhe do të pushojnë aty gjatë gjithë javës duke mos u takuar fare me familjarët. /Express/