Milano, arratiset nga burgu 17 vjeçari shqiptar

Një minoren shqiptar është arratisur dje nga burgu për minorenët në qytetin e Milanos. Nga hetimet e para ndaj kësaj ngjarje supozohet se shqiptari ka kapërcyer një mur të lartë 9 metra në pikën ku ai kryqëzohej më një portë hekuri e më pas ka kërcyer mbi një çati ndërtese duke humbur gjurmët.

Sipas mediave italiane supozohet se djaloshi shqiptar nuk ka reaguar i vetëm por është ndihmuar nga persona që e prisnin jashtë por dhe nga shokë të tij minorenë brenda burgut të cilët në momentin që ai arratisej kanë hutuar rojet.

17­vjeçari shqiptar L.R prej dy muajsh ishte mbyllur në këtë qëndër edukimi pasi ishte arrestaur me akuzën e trafikut të drogës.