Miller, 60 vjeçar me dy gra, njëra 44 vjeçare kurse tjetra 19

Reverend Thom Miller , 60 vjeçar është i martuar me Belinda-në ,44 vjeçare si dhe me Reba-në, 19 vjeçe .

Ai ishte i martuar së pari me Belinda, kurse tani ai ka kurorëzuar edhe të dashurën e tij 19 vjeçare e cila është shtatzënë . Reverend dhe Belinda janë të martuar qe 7 vite dhe ata e kanë biseduar çdo herë martesën me dy gra, ku ëndrra e tyre u bë realitet me Reba-në.

Reverend për “DailyMail” ka thënë se një herë nuk kanë qenë të pranuar nga familja, sidomos nga familja e Reba-së. Mirëpo duket se familja është pajtuar pasi që e shohin që ajo është e lumtur” .Familja ndjehet e lumtur që fëmija i tyre do t`i ketë dy nëna që të kujdesën për të. Gruaja e dytë , Reba është shprehur se mundohet të mos bëhet xheloze kur nuk është radha e saj, e xhelozin e saj mundohet ta shuaj duke dal me shoqëri. /KosovaPress/