Ministri Mariq: Nuk është me rëndësi vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ASK

Ministri i Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, ka thënë se Bashkësia e komunave serbe do të themelohet, dhe se për këtë nuk e ka asnjë dilemë.

Sipas tij, në këtë rast nuk është me rëndësi vendimi i Gjykatës Kushtetuese, sepse siç tha ai ” kjo gjykatë nuk e ka nënshkruar marrëveshjen, por këtë obligim e kanë marrë dy kryeministrat, nën garancitë e Bashkimit Evropian”.

Ai këto deklarata lidhur me Asociacionin i dha gjatë një interviste për gazetën “Veçernje Novosti”, në ditën kur shefi i tij, Isa Mustafa gjatë një konferencë për media deklaroi se është në pritje të vendimit nga Gjykata Kushtetuese lidhur me këtë çështje.

“Një gjë është e qartë se askush as pozita e as opozita nuk mund të marrin rolin e Gjykatës Kushtetuese e nuk mund të bëhen arbitër i Kushtetueses”.

“Unë jam i gatshëm të zbatojë dhe të pranojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese” ka shtuar ai, njofton Klan Kosova.