Mjaft më Marko Gjuriq

Shefi i Zyrës serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq, është parë mbrëmë në veri të Mitrovicës.

Sipas këtyre burimeve, ndonëse nuk iu dha leja për të qëndruar në Kosovë, ai të hënën mbrëma është parë në konviktin e studentëve Blloku 5 në veri të Mitrovicës, raporton KP.

“Gjuriq, edhe pse i është shmangur njerëzve, ka vizituar edhe liderin e partisë ‘SDP’ Oliver Ivanoviq për disa minuta, ndërsa pritet që sot në Zveqan të inaugurojë rreth 33 banesa të reja për banorët e viseve të ndryshme”, thonë burimet e njëjta.expres.