Automjeti rrëzohet në humnerë, flitet për 2 të vdekur dhe 3 të plagosur

Dy persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur në një aksident të rëndë, pasi makina me të cilën ata po udhëtonin u rrëzua në humnerë në liqenin e Bovillës në periferi të Tiranës.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së shtunës rreth orës 17:00.

Sipas policisë 5 personat ishin duke udhëtuar me mjetin e tyre Fuoristradë me targa AA 046 CI, në aksin rrugor nga Liqeni i Bovillës për në Zall Her. Dyshohet se viktimat janë shtetasit Z.B. 24 vjeç dhe P.B. 40 vjeç

Policia dhe forcat zjarrfikëse po punojnë në mënyre intensive për nxjerrjen e trupave, por për shkak të terrenit mjaft të vështirë është vështirësuar puna për nxjerrjen e tyre. Ndërsa të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe forcat e policisë.

Ndërkohë nuk dihen ende rrethanat e rrëzimit të mjetit në liqenin e Bovillës

./indeksonline.net/