Ajo që filloi me një shuplakë eskaloi deri në të mavijosura në të gjithë trupin dhe me një mbyllje në shtëpi për muaj të tërë. Modelja 27 vjeçare nga Australia, Berenger Rose ka treguar për dhunën që bashkëshorti i saj ka ushtruar për muaj të tërë.
Çifti janë martuar vitin e kaluar, vetëm dy muaj pas njohjes dhe janë transferuar në pjesën perëndimore të Australisë, në periferi të qytetit, pa shtëpi të tjera përreth.
Rose ka rrëfyer se si pasi janë martuar, burri i saj, Shane kishte ndryshuar plotësisht ku nga një shuplakë, dhuna e tij kishte eskaluar në përplasje të kokës pas murit, duke ia gërryer këmbën me prerëse djathi, grumbuj flokësh të tërhequra nga koka e saj madje edhe forma të ndryshme të dhunimit, transmeton ORAinfo.
Rose, gjithashtu tregon se ishte detyruar që të kryente abortin e fëmijës së tyre në një banjën e shtëpisë, deri sa Shane kishte dalur me shokët në një mbrëmje.
Ajo kurrë nuk ka vizituar një spital, ngase tërë kohën kishte menduar se ishte ajo problemi i xhelozisë së burrit të saj.