Modelja rrëfehet: Si bëra seks treshe me Justin Bieber

Modelja Laura Carter ka treguar për “The Sun” se si loja “të vërtetën ose guxo” përfundoi në seks treshe me këngëtarin Justin Bieber. Laura thotë se seksi me këngëtarin ishte i mahnitshëm dhe e kishte ëndërruar një gjë të tillë me Justin prej disa kohësh.
Modelja tregon se me Bieber u takua në një lokal nate në Londër ku ishin një grup shoqërie, 4 djem dhe 10 vajza. Më pas shkuan në shtëpi të gjithë dhe filluan të bënin lojra, tregon ajo.
“Justin puthi një vajzë dhe u largua me atë”. Laura shton se një shok i Justin e mori atë nga dora dhe shkuan në një dhomë, e që pas tyre shkoi edhe Bieber.
“Kur pashë në krevat, ishte edhe një vajzë tjetër. Mendoj se ishte amerikane. Filluam të tre të bënim lojra.
Vajza tjetër u largua 10 minuta pasi ishim futur në krevat. Nuk e pëlqente faktin që Justin më kushtonte mua më tepër vëmendjen. Ne bëmë seksin më fantastik. Më pas ndaluam dhe pimë nga një cigare të dy dhe filluam të bisedonim”,- rrëfen Laura për “The Sun”.
modd (1)