Mogherini: Evropa nuk duhet të udhëhiqet nga frika

Shtetet evropiane nuk duhet të udhëhiqen nga frika pas sulmit terrorist më 13 nëntor në Paris, ka vlerësuar shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini.

“Ekziston një gabim që nuk duhet ta bëjmë dhe kjo është që të na udhëheqë frika dhe të reagojmë në mënyrë impulsive”, tha Federica Mogherini në konferencën mbi strategjinë e sigurisë të Bashkimit Evropian.

Kjo strategji e re duhet të paraqitet në qershor dhe përmban edhe mbrojtjen nga krimi në internet, ka shtuar Mogherini.

Ministri i Jashtëm I Holandës Bert Kenders , i cili ka marrë pjesë në të njëjtin takim tha se “Evropa më shumë se kurrë duhet të jetë e unifikuar për sigurinë”.

Kenders ka thënë se kjo do të jetë njëra ndër prioritetet e Holandës që më 1 janar merr presidencën e Bashkimit Evropian.