Molliqaj: Do të vazhdojmë protestën edhe nëse përdoren plumbat

Dardan Molliqaj, sekretari i përgjithshëm i VV-së, ka thënë se “ne do të vazhdojmë protestat edhe nëse Policia përdor plumba”.

“Nëse keni plumba dhe vende në burgje për të gjithë neve, vazhdoni, ne do të rezistojmë deri në fund”, ka thënë Molliqaj pas eskalimit të situatës në mbrëmje, raporton koha.net.

Policia ka arritur t’i shpërndajë protestuesit nga sheshi. /koha/