Momenti kur një ministre gjermane u qëllua me vezë (VIDEO)

Në një tubim në North Rhine-Westphalia, ministrja e Jashtme gjermane Annalen Berbock u qëllua me vezë nga të pranishmit në audiencë.

Gjatë tubimit, ministrja doli në podium për të mbështetur kandidaten e Gjelbër, Mona Neubair, kur në një moment një grua nga audienca e hodhi një vezë ndaj saj. Berbock reagoi me qetësi, duke shmangur me mjeshtëri vezën dhe duke vazhduar fjalimin e saj.

“Mund të hedhësh vezë sa të duash”, tha ajo, duke shtuar se nuk do të linte askënd ta trembte.

Ajo tha se gruaja që hodhi vezën kishte të drejtën e mendimit të saj, por nuk zgjodhi mënyrën më të mirë. Policia më vonë tha se “veza nuk e goditi objektivin”, por gruaja u akuzua për tentativë për lëndime trupore.

FM Annalena Baerbock with reflexes of a winger. “You can throw as many eggs as you like” pic.twitter.com/IwlugKsRSu

— Trent Murray (@trent_murray) May 9, 2022