Moreno në radarin e Real Madridit

Mbrojtësi i majtë i Liverpoolit, Alberto Moreno ka tërhequr vëmendjen e Real Madridit, raporton Marca.

Zgjedhja e parë për krahun e majtë të Mbretërve, Marcelo pësoi një lëndim në humbjen kundër Barcelonës, kurse Alvaro Arbeloa dhe Danilo nuk kanë impresionuar në krahun e majtë në këtë sezon, transmeton Koha.net.

Sipas Marcas, Moreno shihet si mbrojtësi i duhur për krahun e majtë, ndërsa një ofertë për të do të bëhet në afatin kalimtar të janarit.

Kurse edhe mospjesëmarrja e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, do t’ia mundësonte Morenos që të luante edhe në këtë garë.

© KOHA