Mos na mohoni të drejtën e shkollimit

Jo të gjithë urojnë për ditën e mësuesit, disa studentë sot kanë shprehur ankesat e veta drejtuar Unviersitetit të Prishtinës, që sipas tyre i është mohuar e drejta për tu shkolluar .

Këta të rinjë shprehin shqetesime të thella lidhje me mospranimin në Universitetin e Prishtinës pikërisht në fakultetin e Mjeksisë , madje ata kanë për të sqaruar edhe nenin 47 paragrafi 1-2 të kushtetutes që i mohon të drejtën për shkollin transmeton Botapress.

 Kjo është kërkesa e studentëve drejtuar Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina:

“Sot ju shkruajnë 30 të rinjë e të reja nga vendet e ndryshme të Kosovës,ju shkruajmë me të vetmin qëllim për të qenë të barabartë me të drejtat që na takon e na është mohuar dhe kjo është e drejta për shkollim(neni 47 paragrafi 1-2 i kushtetutës së Republikës së Kosovës)

Të nderuar fillimisht po ju sqarojmë në pika të shkurtëra shqetsimin tonë lidhur me mospranimin në Universitetin e Prishtinës pikërisht në fakultetin e Mjeksisë  70 vende të kuotës në degën e stomatologjisë dhe 40 vende në degën e farmacisë,kuota që janë ndarë nga fillimi i vitit akademik 2015/2016

Në rrjedhat e mëtejme besojmë se edhe ju si institucion,por edhe vet ministria e arsimit është e informuar me shkeljen që na është bërë kandidatëve të këtyre dy drejtimeve të lartcekura po ua citojmë intervistën e ministrit Arsim Bajrami më 29 Shtator 2015 në gazetën Zëri.“Ky vendim është nxjerrë në përputhje të dispozitave ligjore që japin MAShT-it të drejtën e caktimit të numrit të studentëve për regjistrim në institucionet publike të arsimit të lartë. Për Fakultetin e Mjekësisë është miratuar numri 365 studentë të rregullt, ashtu siç ishte propozuar nga Universiteti. Pra, nuk ka pasur asnjë ndryshim nga MAShT-i përtej asaj që ishte propozuar nga Universiteti. UP “Hasan Prishtina” është i obliguar për zbatimin e këtij vendimi”, ka thënë ministri Arsim Bajrami, duke mbështetur rekomandimin e Inspektoratit.

Ai ka thënë se kabineti i tij ka dhënë pëlqimin për shpalljen e konkursit, meqenëse për këtë ka qenë kërkesa, mirëpo kurrsesi për ndryshimin e konkursit në kundërshtim me vendimin e nxjerrë. “Për më tepër, nga kabineti im ishte bërë e qartë shprehimisht, që nuk mund të shpallet asgjë në konkurs që është në kundërshtim me vendimin. Institucionet publike obligohen të zbatojnë vendimet e organeve shtetërore të nxjerra në përputhje me kornizën ligjore në vend”, ka thënë Bajrami.

Universiteti i Prishtinës si çdo herë,në çdo vit akademik vendos për numrin e studentëve të pranuar,propozime të cilat pasi të kalojnë në senat si organ vendim-marrës i dërgohen për aprovim Ministrit të Arsimit Shkencës e Teknologjisë (neni 105 pika 1 e statutit te UP-së) ku në rastin tonë konkret pas propozimeve të njësive akademike në Senatin e UP-së.në mbledhjen e mbajtur me datë 30.6.2015 kishte kaluar propozimi i Fakultetit të Mjeksisë numri i përgjithshëm ishte 365 vende në mesin e tyre 70 vende për stomatologji dhe 40 farmaci propozime këto të miratuara edhe nga senati,ku ju kishin dërguar ministrit Arsim Bajrami për miratim,ministri kishte aprovuar numrin e pergjithshëm të studentëve ku kuota për stomatologji ishte 70 ndërsa ajo për farmaci 50(Shih edhe raportin e inspektoriatit të Mashtit)

Të nderuar pas marrjes së vendimeve në Senatin e Up-së si organ legjitim në cështjet e vendimmarrjes për numrin e përgjithshëm që do regjistroheshin në vitin akademik 2015/2016 të votuar në senat me shumicë të votave ishte vendim legjitim.Ish menaxhmenti ose thënë drejtë ish rektori me vendim arbitrar,pa lejen e senatit dhe pa shfuqizuar vendimin e 6 korrikut(Vendimin e MASHT-it) por me dëshiren e vet e kishte zvogluar numrin e përgjithshëm në Fakultetin e Mjeksisë vetëm në dy drejtime Stomatologji nga 70 vende  është zvogluar 50 vende   kurse në farmaci nga 50 vende  në 30 vende.

Të nderuar po bëhen 8 muaj që për arsye të mosmarrëveshjeve në mes të Mashtit dhe ish-rektorit,ne kemi mbetur viktima të cilët po pësojmë më së shumti , duke na u mohuar një e drejtë e garantuar në mënyrë ligjore dhe një e drejtë e fituar nga ana jonë.

Nëse ju kujtohet vitin e kaluar 2014/2015 parardhësi i Zejnullahut iu kishte hyrë në hak disa studentëve,mirpo ish rektori-Zejnullahu vendosi që këta studentë të pranohen pa provim pranus(me automatizëm) në vitin 2015/2016(Dok vendimi i rektorit për këta studentë)

Ne besojmë dhe shpresojmë  se menaxhmenti i ri në bashkëpunim me senatin,këshillin drejtues të na mundësojnë  ndonjë zgjithje për vitin akademik 2016/2017

Shpresojmë që zëri juaj të jetë në anën tonë për të drejta të barabarta,e drejtë e fituar për të studiuar ne Universitetin  e Prishtines.

Mbesim me shpresë dhe jemi të bindur se vendimi juaj do të jetë në anën e së drejtës

Me respekt!

Kandidatët e departamentit të Stomatologjisë-Farmacisë për vitin 2015/2016”./Botapress/