Moshat kur shfaqen sëmundjet e ndryshme te njerëzit

Thonë që fillon të plakesh vetëm kur e ndjen. Lajmi i keq është që vërtet nis të ndjesh shqetësime me shëndetin, që në vitet e para të rinisë.

Njerëzit fillojnë problemet e tyre me dhimbjen e kokës dhe migrenën që në moshë 24 vjeçare, problemet me shpinën 33 vjeç dhe thinjat më së shumti në moshën 39-vjeçare, tregon një studim i fundit ndërkombëtar.
Studiuesit kanë zbuluar se ka një kohë të caktuar kur të rriturit fillojnë të përjetojnë probleme specifike me shëndetin.Kështu njerëzit tek të 30-at duhet të presin dhimbje kyçesh rreth moshës 32-vjeçare, dhimbje gjunjësh rreth moshës 37-vjeçare, sipas një vëzhgimi të bërë në një kampion me 2 mijë njerëz.

Vëzhgimi tregoi se femrat fillojnë të kenë afshe kur arrijnë 50 vjeç, ndërkohë që ankesat për artritin mund të nisin që në moshën 40-vjeçare. “Është e paevitueshme që me kalimin e moshës të kemi ankesa me shëndetin, duke qenë se me të rinj kemi rezistencë dhe mund t’i kalonin problemet e shëndetit më thjeshtë”, tregon për gazetën britanike Dailymail, përfaqësuesi i “Healthspan”, firma e vitaminave që ka drejtuar sondazhin.

“Studiuesit, kanë treguar se me arritjen e moshës 30-vjeçare, shqetësimet e përditshme si dhimbjet e kyçeve, ajo e kokës, problemet e me aparatin tretës janë gjithmonë e më të zakonshme”, vijon ai. Faktorët që ndikojnë në shtimin e këtyre dhimbjeve janë dietat e varfra, mungesa e ushtrimeve fizike, sasitë e mëdha të alkoolit, mungesat e gjumit, etj. Ndërkohë që prija e duhanit dhe ekspozimi shumë i madh në diell, është një ndër problemet që kanë pranuar vetë të intervistuarit. /noa/