Motra e Griezmannit i shpëtoi sulmit terrorist (Foto)

Antoine Griezmann, reprezentuesi i Francës, ka konfirmuar se motra e tij i ka shpëtuar sulmit terrorist në Paris.

Futbollisti i Atletico Madridit dhe Francës, Antoine Griezmann ka shkruar në rrjetet sociale se motra e tij është një nga të mbijetuarat në sallën e teatrit në Bataclan.

“Falë zotit motra ime i ka shpëtuar sulmit në Bataclan. Mendja ime është me viktimat dhe familjet e tyre. Rroftë Franca” ka shkruar Griezmann në rrjetet sociale. /Express/

franca_1447495419-7628036