Mourinho a e ki seriozisht

Jose Mourinho beson se Chelsea ka humbur mundësinë për të arritur top katërshen.

Menaxheri i Chelseat Jose Mourinho ka befasuar me deklaratën e tij pas humbjes 2:1 kundër Leicester Cityt.

Ai tha se skuadra e tij nuk mund të kualifikohet në zonën që dërgon në Ligën e Kampionëve.

“A ka humbur mundësinë Chelsea për të arritur top katërshen? Absolutisht po”, tha shkurt Mourinho.

Ai po ashtu tha se ndjehet shumë keq, kur sheh lojtarët e mëdhenj që ka në, e të cilët po kalojnë momente kaq të vështira. /Express