Mourinho në Inter , flet Moratti

Ish presidenti i Interit, Massimo Moratti ka komentuar mundësinë e rikthimit të Jose Mourinhos në drejtim të skuadrës italiane.

Massimo Moratti ka komentuar mundësinë e rikthimit të Jose Mourinhos në drejtim të skuadrës italiane.
Ish presidenti i “Nerazzurrëve” ka mbështetur portugezin pas shkarkimit nga Chelsea. Por, ai theksoi se rikthimi i tij në Giuseppe Meazza është vetëm një fantazi, përcjell “Lajmi.net”.
“Nuk do të ishte i drejtë, nuk mendoj se ai është duke e konsideruar rikthimin, e aq më tepër as klubi”, deklaroi Moratti për “Gazzetta dello Sport”.
“Mancini është duke bërë punë të mirë, andaj nuk di të ishte korrekte. Në të ardhmen kurrë nuk i dihet, por janë gjëra që i takojnë klubit dhe unë nuk jam më pjesë e tij”, theksoi ai.