Mourinho: Nuk do blejmë

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho ka deklaruar se pavarësisht formës së dobët të ekipit, ai nuk do shpenzoj shumë para në merkaton e janarit. ”Unë nuk mendoj se është e drejtë të shkoj në bord dhe të them se këta lojtarë nuk janë të mirë dhe ne kemi nevojë për të shpenzuar 50 apo 100 milionë euro”. ”Ne kemi lojtarët e duhur dhe me këta lojtarë do vazhdojmë përpara. Shpresoj që për shkak të respektit ndaj vetes, lojtarët të rikthehen dhe të luajnë mirë”, potencoi portugezi./veqsport.com/