Mposhtet Roma

Pas debaklit të pësuar nga Barcelona në mesjavë në Ligën e Kampionëve, Roma ka përjetuar edhe një humbje tjetër. Këtë herë ajo është mposhtur në shtëpi në kuadër të xhiros së 14-të në Serie A nga Atalanta me rezultat 2:0.

Alejandro Gomez realizoi golin e parë në minutën e 40-të, ndërsa German Denis ishte golashënuesi i dytë i ndeshjes. Denis shënoi në minutën e 82-të nga pika e bardhë.

Udinese e mundi Chievon 3:2 derisa me shifra të njejta fitoi edhe Frosionone ndaj Veronës. Ndërkohë, Carpi fitoi në fushën e Genoas (2:1).

Xhiroja e 13-të në Seria A mbyllet me ndeshjet Empoli – Lazio që nis nga ora 18:00 dhe Palermo – Juiventus që fillon në ora 20:45.