Mr Elvis: Stine nuk flas me ty, por më ke gati në rast nevoje

Sherri mes Stines dhe Flori Mumajesit, ka ndarë ndarë në dy grupe edhe kolegët artistë. Stresi hyri për të mbrojtur Florin duke grushtuar Stinen, ndërsa një tjetër reper i del sot në mbrojtje kantautorit Duka.

Mr.Elvis i ka shkruar një mesazh sot në faqen e tij në “Facebook” .

“Edhe pse nuk flas me ty, në raste të tilla jam i gatshëm të të gjindem. Kam ngrënë me kafshatë bukë në shtëpinë tënde”, – përfundon ai.

Drejtësia duhet ta zgjidh patjetër këtë çështje në mënyrë që ajo të mos agravojë dhe të kemi të tjera incidente mes djemve të skenës.