MTI paguan 9 mijë euro për veturat e dëmtuara gjatë protestave të opozitës

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë(MTI), e cila udhëhiqet nga Hykmete Bajrami, ka zgjedhur kompaninë ‘E&N LOGISTIC’ për rregullimin e veturave të dëmtuara gjatë protestave të opozitës më 18 nëntor 2015 para këtij dikasteri qeveritar.

Në këtë tender të MTI kishte ofertuar vetëm kjo kompani, e cila kishte ofertuar me një çmim prej rreth 9000 euro, raporton portali ‘Infokusi’.

Përndryshe, gjatë protestave të partive opozitare më 18 nëntor të këtij viti, në mbrëmje ishin demoluar veturat zyrtare, si dhe objekti i MTI-së.
Zyrtarë të kësaj Ministrie patën deklaruar se 12 vetura janë dëmtuar gjatë protestës së 18 nëntorit.
Sipas tyre, kjo Ministri i ka gjithsej në dispozicion për kryerjen e punëve të saj 18 makina Dëmeve nuk i pati shpëtuar as objekti i kësaj ministrie. Janë dëmtuar dera e hyrjes dhe disa dritare./express