Muller zhgënjen Unitedin dhe Chelsean

Thomas Muller do të vazhdojë kontratën e tij me Bayern Munichun.

Sulmuesi gjerman, Thomas Muller është i lumtur dhe nuk do të largohet nga Bayern Munich, pavarësisht interesimit të skuadrave të Premierligës.

Kicker shkruan se gjermani është shumë pranë që të vazhdojë kontratën me Bayernin, e cila do ta mbajë atë në Allianz Arena deri në vitin 2021.

Ky është një lajm i keq për Manchester Unitedin dhe Chelsean, skuadra këto që ishin shumë të interesuara për shërbimet e tij dhe ishin gati të ofrojnë deri në 100 milionë euro. /Express