Musa Selimi, nga suksesi i madh në Zvicër te Superliga dhe derbi i Gjilanit

Trajneri gjilanas që ka 11 fitore, një barazim dhe vetëm një humbje në 13 ndeshjet e këtij edicioni në krye të Kosovës nga Gjeneva, Musa Selimi, ishte i ftuari i “Arenës” në Tribuna Channel.

Përpos aventurës së atjeshme dhe dallimit mes futbollit kosovar dhe atij zviceran, Selimi dha disa komente edhe rreth Raiffeisen Superligës, ku me theks të veçantë foli për Feronikelin, Prishtinën dhe derbin lokal Drita-Gjilani.