Mustafa dhe Thaçi gjestet e opozitës i quajnë…

Kryeministri i Kosovës ka mbajtur fjalimin e tij para sallës së improvizuar ku po mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës. Ai, ka shprehur papajtueshmërinë time me sjelljen e opozitës ndaj seancës së sotme dhe atyre të mëparshme.

“Kjo çka po ndodh është akt kriminal. Drejtësia duhet të merret me ta. Ata që po hedhin gaz e po cenojnë shëndetin e qeverisë, duhet të përgjigjen para ligjit”

Kryeministri ka kërkuar që institucionet ligjore të merren sa më parë me opozitën.

Ministri i Punëve të jashtësme, Hashim Thaçi ka thënë: “Veprime kriminale të çmendura për të penguar punën dhe funksionimin e parlamentit të Kosovës. Ne jemi të zgjedhurit e Kosovës, sikur ata që janë të zgjedhur nga populli. Ne jemi të zgjedhur me impeltmentu agjendën tonë shtetërore siç është buxheti. Sot sulmi nuk ishte vetëm gaz lotsjellës, por ishte edhe helm, prandaj duke mos pasur argumente për ballafaqim në Kuvend, këta lider opozitar kanë sjellë një situatë aspak të lakmueshme”, ka thënë Thaçi duke shtuar se se puna e Kuvendit nuk do të bllokohet kurrë.