Mustafa ftesë opozitës për dialog

Kryeministri Isa Mustafa në një konferncë të jashtëzakonshme për media ka thënë se ka ftuar partitë opozitare për dialog.
“ I kam ftuar të takohemi së bashku për t’i trajtuar së bashku shqetësimet për marrëveshjet. Kam informuar edhe Presidenten Jahaga dhe kam informuar partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë Mustafa.

Isa Mustafa ka thënë se është i shqetësuar me situatën aktuale poltike dhe i përkushtuar për një gjendje sa më të shpejt për të mirën e qytetarëve.

“Ne i jemi mirënjohës SHBA’s të cilët kanë ndihmuar dhe po e ndihmojnë ndërtimin e Kosovës.

“Ndërtimi i shtetit tonë bëhet pozitë dhe opozitë, pasi që qyteratët pop resin që të gjithë të punojmë bashkarisht”./express/