Mustafa i uroi mirëseardhje sekretarit amerikan John Kerry

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, sekretarin amerikan të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry.

Sekretari Kerry, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë, u prit me nderime të larta dhe ceremoni shtetërore nga Garda e Nderit e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

31

Duke i uruar mirëseardhje në Kosovë, Mustafa e falënderoi sekretarin Kerry për vizitën, dhe i shprehu njëkohësisht mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për mbështetjen që SHBA-të kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin për Kosovën.

32

Kryeministri, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq, do të zhvillojnë takim bilateral me sekretarin Kerry dhe delegacionin e SHBA-ve.

33

Pas takimit, kryeministri Isa Mustafa dhe sekretari John Kerry, do t’i drejtohen gazetarëve të pranishëm. /Koha/